English

Dhuna e 21 Janarit, ndalohet një tjetër demonstrues

Tiranë, 4 shkurt, NOA - Nga analiza që vazhdojnë t`u bëjnë ngjarjeve të ndodhura, informacioneve të grumbulluara dhe pamjeve filmike në demonstratën e 21 janarit, forcat e policisë së Tiranës kanë nisur procedimin penal ndaj një demonstruesi tjetër të opozitës.

Siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, fjala është për 39-vjeçarin Sazan Zoto, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje,

Procedimi ndaj tij, u bë pasi në 21 Janar, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ai ka konsumuar veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik” në bashkëpunim me persona të tjerë.

Në këtë mënyrë, ai i shtohet radhës së demonstruesve deri tani të ndaluar dhe të proceduar penalisht nga policia, lidhur me demonstratën e dhunshme të 21 Janarit, parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal.

Materialet rreth tij iu kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE