English

Dy vëllezër bien në pranga për drogë dhe zotërim të municioneve luftarake

Durrës, 4 shkurt 2011, NOA- Ditën e sotme në qytetin e Durrësit kanë rënë në pranga dy vëllezër për veprat penale të prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike, prodhimit e mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake.

Nga ana e policisë u kapën në flagrancë, Elvis Mona, 27 vjeç, banues në Durrës dhe vëllai i tij, M. Mona, 17 vjec.

Në vijim të punës së mëparshme operative, u ushtrua një kontroll në banesën e këtyre shtetasve në lagjen 16 të qytetit Durrës, gjatë së cilit u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 18 gr lëndë e dyshuar si narkotike e llojit heroinë, 3 pushkë model 63, kalibri 7,62mm, 8 copë kallëpe tritol, 4 granata defensive, rreth 1500 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe 20 copë detonatorë.

Ndaj dy vëllezërve filluan menjëherë hetimet dhe pritet që në ditët në vijim ata të përballen me drejtësinë për të marrë dënimin për veprat e konsumuara.

a.y/NOA

KOMENTE