English

E premtja e Largimit, Egjipti pret sot ikjen e Mubarakut

Kajro, 4 shkurt, NOA – Jo më kot e kanë quajtur “E premtja e Largimit”, pasi sot të gjithë opozitarët në Egjipt presin largimin e presidentit Hosni Mubarak.

Tashmë duket se me një fakt të tillë janë dakord edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat në fakt kanë qenë aleate të qeverisë së Mubarakut.

Por duket se zemërimi popullor në Egjipt ka arritur në një masë të tillë që nuk e pranon më asnjë ditë të vetme pushtetin e tij dhe aspak deri në shtator, siç deklaroi ai para dy ditësh, duke cituar shtatorin si muajin e largimit përfundimtar.

Bëhet me dije se konkretisht, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë filluar bisedimet me zyrtarët egjiptianë për një propozim për dorëheqjen e menjëhershme të Presidentit Hosni Mubarak, ndërkohë që protestuesit anti-qeveritarë përgatiten për demonstrata të tjera ditën e sotme në Egjipt.

n.e/NOA

KOMENTE