Tiranë, 4 shkurt, NOA, Update – Ka nisur këto momente demonstrata e opozitës në Tiranë, Vlorë, Korçë dhe Lezhë. Në Tiranë demonstrata marshim ka nisur nga pallati i sportit “Asllan Rusi” afër Zogut të Zi. Në krye të demonstruesve është deputeti i Durrësit, Blendi Klosi. Në këto momente demonstruesit janë duke u grumbulluar në qendër të qytetit.
Në kryet të demonstruesve në Vlorë është deputeti Gramoz Ruçi dhe deputetët e tjerë të qarkut, si dhe Petro Koçi dhe përfaqësues të tjerë. Posteri i mbajtur nga demonstruesit në Vlorë shkruan “Zgjedhje të parakohshme”. Pankartat e tjera mbahen nga të rinjtë e forumit rinor të PS-së. Nisja e demonstruesve është bërë në zonën e “Skelës”.
Në Korçë drejtuesi i kryesor i mitingut është deputeti Pandeli Majko, ndërsa në krye të protestës është bashkë me deputetët Mimi Kodheli, Olta Xhaçka dhe deputetët e tjerë, si dhe aleatë të opozitës së Bashkuar. Grumbullimi i në Korçë ka nisur në afërsi të stadiumit “Skënderbej”
Në Lezhë në krye të demonstruesve janë deputetët, Gjovalin Kadeli, Tom Doshi dhe demonstrues të tjerë. Pritet që në këtë protestë të vijnë qytetarë edhe nga qarku i Dibrës dhe ai i Korçës.
a.k/NOA