Tiranë, 4 shkurt, NOA – Politika shqiptare duhet të fillojë dialogun, pasi paraqitet me shumë rëndësi stabiliteti politik i këtij vendi.
Kjo është porosia e dhënë nga ambasadorja gjermane në Tiranë, Carola Muller Holtkemper, sipas të cilës, ka ardhur koha që palët e politikës të ulen dhe dialogojnë së bashku, në të mirë te vendit.
Duke folur në një tryezë të veçantë të mbajtur për turizmin, dhe bashkëpunimin mes palës shqiptare dhe asaj gjermane, për zhvillimin sa më të mirë të këtij sektori, Holtkemper shtoi se stabiliteti i vendit paraqitet me rëndësi për turizmin, nëse do duam që të ruajmë nivelet e larta të tij që u shënuan gjatë vitit të kaluar.
“Turizmi në Shqipëri ofron shumë mundësi dhe stabiliteti ka rëndësi për turizmin”, tha ajo, duke shtuar se ky sektor paraqet mjaft rëndësi në radhë të parë për ekonominë e vendit.
n.e/NOA