Prishtinë, 4 shkurt 2011, NOA- Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, i cili e kishte fituar mandatin e deputetit në zgjedhjet e dhjetorit, e ka refuzuar atë.
Mustafa ka njoftuar Komisioni Qendror të Zgjedhjeve se do të mbajë postin e kryetarit të Komunës, ndërsa vendin e tij do ta zërë kryetari i Degës së LDK-së në Suharekë, Sali Asllanaj.
Me këtë veprim, Mustafa ka vendosur të mos i përfaqësojë qytetarët, të cilët e votuan për postin e deputetit.
Por më tej ai nuk ka dhënë asnjë arsye tjetër për veprimin e tij. Mustafa ka qenë mjaft i ashpër ndaj formës së politikës së Kryeministrit aktual Hashim Thaçi.
a.y/NOA