Sana, 4 shkurt, NOA – Pas Egjiptit dhe Tunizisë, edhe në Jemen, duket se gjendja është mjaft e nderë pasi mijëra demonstrues kanë dalë në rrugët e kryeqytetit Sana, me kërkesën e rënies së qeverisë.
Në këtë mënyrë, ata kërkojnë që të largohet nga pushteti presidenti Ali Abdullah Saleh, i cili e mban atë prej më shumë se tre dekadash.
Demonstruesit u rebeluan pasi ai tha se nuk do ta zgjaste mandatin e tij pas vitit 2013, apo t'ia kalonte postin të birit.
Ata kanë deklaruar se tubimet do të vazhdojnë, pa patur ndërmend që të tërhiqen nga kjo kërkesë e tyre.
n.e/NOA