English

Kadeli: Marshimi i sotëm në Lezhë nuk është parë e dëgjuar

Lezhë, 4 shkurt 2011, NOA- Deputeti socialist Gjovalin Kadeli, pas përfundimit të tubimit të mbështetësve socialist në qytetin e Lezhës deklaroi se, ishin 10 mijë qytetarë që marshuan kundër pushtetit.

“Sot në Lezhë ndodhi ajo që nuk është parë kurrë në këto 20 vjet. Plot 10 mijë qytetarë marshuan në rrugët e qytetit, për të treguar se pushteti i Sali Berishës ka rënë dhe se këta pushtetarë duhet të largohen një orë e më parë”, u shpreh Kadeli.

Sipas tij, 10 mijë qytetarë të Lezhës protestuan sot kundër pushtetit të Sali Berishës që në 21 Janar vrau tre shqiptarë të pafajshëm dhe plagosi dhjetëra të tjerë ndër të Lezhjanin, Aleks Nika, i cili po lufton me jetën në Turqi.

“10 mijë lezhjanë e lezhjane, protestuan sot kundër këtij regjimi që godet çdo ditë institucionet e pavarura të këtij vendi, që akuzon Presidentin, Kryeprokuroren, Drejtorin e SHISH dhe median si puçiste, si pjesë e një puçi që ekziston vetëm në mendjen e sëmurë të një Kryeministri të dalë jashtë çdo kornize logjike”, deklaroi Kadeli.

Ndër të tjera ai theksoi se, manifestim masiv si ky i sotmi nuk është parë e dëgjuar deri me sot në Lezhë.

“Mesazhi i Lezhës për Sali Berishën sot ishte kristal i qartë: Ky popull nuk të do më e as nuk ka ndërmend të të mbajë më gjatë në kurriz”, përfundoi fjalën e tij deputeti socialist.

a.y/NOA

KOMENTE