Vlorë, 4 shkurt 2011, NOA- Vetëm para pak minutash ka përfunduar demonstrata-marshim në qytetin e Vlorës.
Të pranishëm në këtë protestë kundër qeverisë kanë qenë deputetët e qarkut nën drejtimin e Gramoz Ruçit
Pika e mbylljes së këtij marshimi mësohet të jetë “Sheshi i Flamurit”, dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë incident.
Ndërsa në qytetin e Korçës, demonstruesit janë shpërndarë drejt vendbanimeve të tyre, duke u nisur me autobuza drejt Pogradecit dhe zonave përreth.
Të pranishëm në këtë protestë kanë qenë deputetët socialist të dalë nga ky qark, nën drejtimin e Pandeli Majkos.
Edhe në qytetin e Lezhës pak minuta më parë u mbyll protesta e zhvilluar paqësisht, pasi protestuesit së bashku me drejtuesit e protestës së organizuar, janë shpërndarë.
Por deputeti i këtij qarku Gjok Jaku ka thënë para protestuesve që qytetarët të vazhdojnë të mblidhen në protesta për të rrëzuar qeverinë.
a.y/NOA