English

Korçë, demonstrata drejt përfundimit

Korçë, 4 shkurt, NOA – Demonstruesit e opozitës në qytetin e Korçës kanë arritur në sheshin kryesor të qytetit. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se situata është menaxhuar nga drejtuesit e PS-së dhe njerëzit që janë ngarkuar për të mbajtur në kontroll situatën dhe nuk ka pasur incidente.

Demonstruesit kanë hedhur parulla kundër qeverisë dhe kryeministrit Sali Berisha dhe kanë kërkuar largimin e tij nga qeveria. Ashtu siç është vendosur nga drejtuesit e PS-së edhe në këtë qytet nuk do të ketë fjalime.

Ndërkohë që sipas korrespodentit të Agjencisë NOA pjesëmarrja e demonstruesve në këtë qytete nuk ka arritur numrin e deklaruar nga drejtuesit e PS-së.

Nisja e demonstruesve u bë në orën 14:00 para stadiumit “Skënderbeu”. Më pas marshuesit ecën përgjatë bulevardit “Republika” në drejtim të sheshit “Ushtari i Panjohur”, më pas drejt teatrit “Andon Zako Çajupi”.

a.k.NOA

KOMENTE