English

Korçë-Lezhë, shpërndahen protestuesit, dhe Vlora mbyll marshimin

Vlorë, 4 shkurt 2011, NOA- Vetëm pak metra ndajnë përfundimin e demonstratës-marshim në qytetin e Vlorës.

Të pranishëm në këtë protestë kundër qeverisë kanë qenë deputetët e qarkut nën drejtimin e Gramoz Ruçit

Pika e mbylljes së këtij marshimi mësohet të jetë “Sheshi i Flamurit”, dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë incident.

Ndërsa në qytetin e Korçës, demonstruesit janë shpërndarë drejt vendbanimeve të tyre, duke u nisur me autobuza drejt Pogradecit dhe zonave përreth.

Të pranishëm në këtë protestë kanë qenë deputetët socialist të dalë nga ky qark, nën drejtimin e Pandeli Majkos.

Edhe në qytetin e Lezhës pak minuta më parë u mbyll protesta e zhvilluar paqësisht, pasi protestuesit së bashku me drejtuesit e protestës së organizuar, janë shpërndarë.

Por deputeti i këtij qarku Gjok Jaku ka thënë para protestuesve që qytetarët të vazhdojnë të mblidhen në protesta për të rrëzuar qeverinë.

a.y/NOA

KOMENTE