Londër, 4 Shkurt NOA - Aktorja britanike Camilla Luddington do të jetë Kate Middleton në filmin që do ti dedikohet historisë së dashurisë mes Princit William dhe bashkëshortes së tij të ardhshme. Lajmi është bërë i ditur nga vetë shtypi britanik, ku menjëherë kanë nisur krahasimet mes dy bukurosheve. Kate është 29 vjeç, Camilla, 26, e fejuara e trashëgimtarit të fronit britanik ka studiuar në prestigjiozen St. Andrews, ndërsa aktorja në Universitetin e Oksfordit, e para është e fejuar siç u theksua ndërsa aktorja është beqare. Megjithatë në këtë film, që pritet të vijë pas disa kohësh në kinematë britanike, aktorja nuk do ta ketë të lehtë të prezantojë rolin e Kate.
r.b/NOA