English

Mbretëria e Omanit njeh shtetin e Kosovës

Mbretëria e Omanit e ka njohur shtetin e Kosovës, nëpërmjet një letre zyrtare për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, të dërguar në ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësministrja e jashtme në largim, Vlora Çitaku.

“Omani është një shtet, përkatësisht Mbretëri, që nuk njeh shtete në formë eksplicite, por këtë e bën përmes komunikimit dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike”, ka thënë zonja Çitaku, në një takim me gazetarët.

Omani gjendet në jugperëndim të Azisë, në kufi me Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite dhe Jemenin.

Kjo është njohja e 75-të e shtetit të Kosovës. /rfe/

KOMENTE