Nju Jork, 4 Shkurt NOA - Është duke u bërë gjithnjë e më e vështirë për të tymosur një cigare për banorët e Nju Jork-ut. Këshilli i qytetit, faktikisht ka miratuar një rregull që ndalon pirjen e duhanit në parqe, plazhe, mole apo qendra publike në Nju Jork. Për hyrjen në fuqi të kësaj mase, tashëm mungon vetëm nënshkrimi i Kryetari Michael Bloomberg, i cili ka qenë gjithmonë në krye të fushatave kundër pirjes së duhanit. Duhanpirësit në Nju Jork janë duke u përgatitur për ti thënë lamtumirë cigareve të pushimit të drekës, në një stol në Central Park ose Times Square. Brenda tre muajve ky rregull do të hyjë në fuqi dhe do të ndalojë duhanin në mbi 1700 parqe publike, brenda 22 kilometrave në plazhet e qytetit dhe në vende publike si Time Square.
r.b/NOA