English

Njeriu më fatkeq në botë: goditet nga rrufeja teksa fliste në telefon

Florida, 4 Shkurt NOA - Në të kaluarën është goditur me thikë, është grabitur dhe është kërcënuar me armë zjarri. Më pas e kanë mbyllur në në bagazhin e një taksie. Fatkeqësia më e fundit e tij është një rrufe në qiell, e cila e ka goditur teksa ai po fliste në telefon pranë shtëpisë tij në Florida.

Duhet theksuar se fati i keq e ka ndjekur shumë, por pikërisht falë saj John Wade Agan, një 47 vjeçar amerikan, është bërë një njeri i famshëm, duke u dominuar si “personi më fatkeq i planetit”.

r.b/NOA

KOMENTE