English

Operacioni “Rruga e Bllokuar”, kap 5 kg kanabis

Shkodër, 4 shkurt, NOA – Përmes operacionit policor të koduar “Rruga e Bllokuar”, forcat e policisë së Shkodrës kanë bërë të mundur sekuestrimin e 5 kg kanabis sativa dhe municionesh luftarake, duke vënë në pranga edhe dy persona.

Siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, kjo ndodhi si rezulatat i një pune të mirëorganizuar dhe se i ndaluari i parë është konkretisht Kreshnik Ukaj, vjeç 30, lindur dhe banues në fshatin Vukël të Malësisë së Madhe

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjeten dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 5 kg kanabis sativa.

Ndërsa i dyti i ndaluar është Pjetër Nilaj, 50 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Nikc të komunës Kelmend të Malësisë së Madhe.

Arrestimi i tij u bë për arsye se pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pistoletë tip Zastava me disa fishekë si dhe një automatik tip zastava, me 24 fishekë, të cilat i mbante pa leje.

n.e/NOA

KOMENTE