English

Pacolli evakuon shqiptarët nga Egjipti

Prishtinë, 4 shkurt, NOA - Behgjet Pacolli ka ndërmarrë një iniciativë që nga dita e sotme për evakuimin e të gjithë shtetasve kosovarë të cilët janë në Egjipt. Sipas autoritete kosovare janë 160 persona që jetojnë në këtë vend apo ndodhen aty për arsye të ndryshme.

Pjesa e parë e të evakuarve janë familje me fëmijë nga Kajro dhe Aleksandria të cilët gjatë natës së sotme do të tërhiqen nga Kajro me aeroplan dhe do të mbërrijnë nesër në Kosove.

Ndërsa evakuimi i pjesës tjetër do të vazhdojë edhe pasditen nesërme. Pacolli ka marrë përsipër të gjitha shpenzimet e nevojshme për evakuimin dhe sigurinë e të gjithë shtetasve të Kosovës, që ndodhen në Egjipt. Të gjithë familjarët në Kosovë të cilët posedojnë ndonjë shenjë për ekzistimin e familjarëve të tyre që ndodhen në Egjipt dhe kanë nevojë për ndihmën tonë, te lajmerohern në këto kontakte: 038/224-021 dhe 038/243-877, rejhanv@gmail.com.

a.k/NOA

KOMENTE