English

Parashikimi i motit, 5 Shkurt 2011

Tiranë, 4 Shkurt 2011 NOA - E shtuna, dita e parë e kësaj fundjave, parashihet të karakterizohet nga moti i kthjellet ne te gjithe Shqipërinë por ne zonat malore do te ketë here pas here vranësira kalimtare.

Oret e mesditës do te jene me diell ne zonat e ulëta dhe ato bregdetare ndërsa zonat malore përgjatë kufirit Lindor do te karakterizohen nga vranësira dhe intervale te shkurtra me kthjellime.

Shqipëria

Sipas MeteoAlb edhe pjesa e dyte e dites do te jete ne kushtet e motit te qëndrueshëm pasi ne pjesen me te madhe te Shqipërisë do te dominoje moti i kthjellet sidomos ne zonat e ulëta ndersa zonat malore do te mbeten me vranesira te here pas hershme.

Ne te njejtat kushte te stabilitetit te atmosferës do te mbetemi gjate nates dhe mengjesin e se dielës.

Temperaturat e ajrit do te pesojne nje renie te lehte ne vlerat e mengjesit ndersa mesdita do te sjelle 3 grade rritje te temperaturave ne te gjithe territorin shqiptar.

Era do të fryje e lehte ne toke dhe mesatare ne det duke arritur shpejtesine 25 km/h me drejtim verilindor ndersa dallgezimi ne det do te jete deri ne 2 balle.

Europa

Sërish neser pjesa me e madhe kontinentin Europian do te jete me Mot te Kthjellet, perjashtuar Europen Veriore dhe vendet e Lindjes, ku do te kete vranesira te dendura dhe reshje shiu e debore.

Ne Ishujt Britanike dhe ne vendet Balltike do te kemi fuqizim te vranesirave duke gjeneruar reshjet te dendura shiu e debore, problematike ne keto zona do te jete edhe era e forte.

Ndersa ne Rajonin e Mesdheut dhe gadishullin e Ballkanit do te dominojë moti i kthjellet por i ftohte.

Gjithashtu me temperatura te ulëta dhe me mot te kthjellet do te jene vendet e Europes Qendrore por ne oret e para te dites do te kete probleme edhe me mjegullën e dendur.

Ngjarje ekstreme në Europë:

Lindja e Europes alarmon reshje dëbore dhe temperatura te ulëta;

Vendet Balltikre alarmon per temperatura te ulëta dhe dëbore;

Ishujt Britanikë do te mbeten me rrebesh shiu dhe erë të fortë.

e.r/NOA

KOMENTE