Tiranë, 4 shkurt, NOA - Gazetat shqiptare vazhdojnë të flasin sërish mbi gjithçka ndodhi në demonstratën e 21 Janarit, duke pasqyruar reagimet e BE-së përmes të dërguarit të saj në Tiranë Lajçak, si edhe detajet e dëshmisë së dhënë dje nga kryegardisti Ndrea Prendi para komisionit hetimor parlamentar.
Ato paraqesin edhe itinerarin e demonstratave të sotme të opozitës në vend, të cilat kanë shmangur bulevardin e madh “Dëshmorët e Kombit”.
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Cilët janë – Dështimi i pritshëm i komisionit të 21 Janarit”, i cili u pohon lexuesve të kësaj gazete gjithçka mbi anëtarët e komisionit hetimor parlamentar për 21 Janarin.
“Dëshmia e Zyhdi Dajtit: Nga erdhën plumbat më 21 Janar dhe çfarë ndodhi pas prës 14.00” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë, në vijim të këtij argumenti.
Për të vijuar edhe me artikullin tjetër me titullin “Qeveria parashikon zhvleftësimin e Euros me lekun”.
E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Sot demonstrata/ PS shmang bulevardin, do bllokojë rrugët në Tiranë”, i cili flet për itineraret e demonstratës së sotme të parashikuar nga opozita në vend.
“Stërkaj, Doshi dhe Bare, të hënën në prokurori/ Prendi: Garda qëlloi vetëm në ajër”, është një tjetër artikull i gazetës.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Vrasja, juristja u qëllua disa herë me thikë në gjoks”; “Bozdo: Sektori bankar duhet të kreditojë biznesin”; “Lajçak: Hetimi nga institucionet, nuk mbështesim zgjedhjet e parakohshme” etj.
“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Demonstrata, shmanget Berisha”, i cili citon itineraret e demonstratës së sotme të parashikuar nga opozita në vend.
“Bashkimi Evropian i heq vizë komisionit të PD: Të hetojë Prokuroria” është një artikull tjetër i kësaj gazete, referuar reagimit të BE-së mbi ngjarjet e 21 Janarit.
Kurse “Komisioni i PD dhe Bamir Topi përplasen/ PD: Do e pyesim, Topi: Janë miopë” flet për përplasjen e re mes komisionit hetimor për 21 Janarin dhe kreut të shtetit.
E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Lajçak: Situata sjell fillim të ri”, i cili tregon sesi Lajçak ka deklaruar në Tiranë se situata politike ndodhet në një fillim të ri të saj.
“Truproja e re e prokurores, me precedent në 14 shtatorin ‘98” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Trashani u vra me 48 thika para se të digjej”, “Shqipëria, vendi ku lulëzon ekonomia e lojërave të fatit” etj.
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “BE: Jo dhunë, jo bojkot, jo zgjedhje të parakohshme”, i cili pasqyron reagimin e të dërguarit të BE-së, Miroslav Lajçak në lidhje me demonstratën e 21 Janarit, dhe gjetjen e zgjidhjes politike në vend.
Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe “Skandal me tabelat në autostradë”.
Për të vijuar edhe me tjetrin me titullin “Blendi Fevziu: PD-Ps, mes dialogut dhe 8 Majit”.
Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Premte, 4 shkurt 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.