English

PD: Braktisën kryepuçistin, mbështetën pushtetin

Tiranë, 4 shkurt 2011, NOA- Menjëherë pas demonstratave-marshim të organizuar nga opozita në katër qytetet e Shqipërisë, ka reaguar deputeti demokrat Edi Paloka.

Gjatë fjalës së tij ai deklaroi: “Jam sot këtu për të përshëndetur zgjedhësit e mi, qytetarët e qarkut të Lezhës, por dhe qytetarët e qarkut të Shkodrës, Kukësit e Dibrës, të cilët pavarësisht nga bindjet e tyre politike, ndëshkuan sot me qëndrimin e tyre kryepuçistin dhe puçistët e 21 janarit”.

Më tej ai tha se qytetarët, ndëshkuan ata që më 21 janar kërkuan të përmbysin me dhunë maxhorancën legjitime të këtij vendi për ti kthyer pushtetin Ramës, Gjinushit, Ruçit e pinjollëve të tjerë të Bllokut.

“Përshëndes qytetarët e Kurbinit, Lezhës, Mirditës, Shkodrës, Malësisë së Madhe, Pukës, Kukësit, Hasit e Tropojës, përshëndes Dibranët e Matjanët, që braktisën kryepuçistin dhe dëshmuan me qëndrimin e tyre mbështetjen për pushtetin e dalë nga zgjedhjet e lira”, u shpreh Paloka.

Në përfundim ai deklaroi se maxhoranca dhe qeveria do të bëjnë maksimumin pqër përmirësimin e jetës së qytetarëve.

a.y/NOA

KOMENTE