Tiranë, 4 shkurt 2011, NOA- Pas përfundimit të protestave të mbajtura në katër qytete nga ana e Opozitës së Bashkuar, Policia e Shtetit përshkruan situatën.
Burime zyrtare nga Policia e Shtetit konfirmojnë për agjencinë e lajmeve NOA, se
në qytetin e Tiranës tubimi u zhvillua me pjesëmarrjen e rreth 3000 protestuesve të ardhur edhe nga Qarku i Durrësit, duke lëvizur nga vend grumbullimet, në drejtim të Sheshit tek Muzeu Kombëtar dhe më pas drejt rrugës së Durrësit nga ora 14:15 deri në orën 15:20.
“Në qytetin e Vlorës tubimi u zhvillua me pjesëmarrjen e rreth 3500 protestuesve të ardhur edhe nga rrethet Fier, Berat, Gjirokastër dhe Sarandë, duke lëvizur nga vend grumbullimet, përgjatë aksit Skelë-Sheshi i Flamurit-Rruga e Re nga ora 14:00 deri në orën 15:15”, sqaron policia.
Ndërsa në qytetin e Lezhës tubimi u zhvillua me pjesëmarrjen e rreth 600 protestuesve të ardhur edhe nga rrethet e Prefekturës Shkodër nga ora 14:10 deri në orën 14:45.
Numri më i ulët i pjesëmarrësve është shënuar në qytetin e Korçës, ku sipas Policisë së Shtetit, tubimi u zhvillua me pjesëmarrjen e rreth 2000 protestuesve të ardhur edhe nga Qarku i Elbasanit, duke lëvizur nga vend grumbullimet përgjatë Bulevardit Republika në drejtim të Sheshit Ushtari i Panjohur dhe Teatrit të qytetit nga ora 14:00 deri në orën 14:50.
Më tej po të njëjtat burime deklarojnë se në këto protesta nuk është shënuar asnjë incident.
a.y/NOA