English

Prifti në prokurori për koncesionet

Tiranë, 4 shkurt, NOA – Ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti është thirrur sot sërish në prokurorinë e Tiranës. Kjo është hera e tretë që deputeti Prifti dëshmon në organin e akuzës dhe sqaron pozicionin e tij në lidhje me koncesionet që janë dhënë nga ministria e Ekonomise dhe akuzat që ka bërë ndaj ish-zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Ekonomisë, Ilir Meta.

“U pyeta për çështjen e koncesioneve minerare. Bëhet fjalë për të dhëna kur unë nuk isha ministër. Dëshmova si person që isha në dijeni të rrethanave”, tha sot Prifti paragazetarëve, pas daljes nga prokuroria

a.k/NOA

KOMENTE