Tiranë, 4 shkurt 2011, NOA- Vazhdon demonstrata-marshim në qytetin e Tiranës, nën drejtimin e kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama.
Në krahun e tij ndodhet deputeti socialist Saimir Tahiri, i cili orienton dhe drejton qytetarët e pranishëm.
Në disa nga rrugët e kryeqytetit janë mbledhur qindra demonstrues, të cilët në këto momente janë grumbulluar te “Zogu i zi” së bashku me deputetë socialistë.
Ndërsa në tre qytetet e tjera, Në Lezhë, në Korçë dhe në Vlorë pak minuta më parë protesta shënoi finishin e saj, Tirana ende po vijon demonstratën.
Nën mbikëqyrjen e një numri të konsiderueshëm të forcave të policisë demonstruesit me pankarta në duar po marshojnë qetësisht.
a.y/NOA