Kajro, 4 shkurt 2011, NOA- Pavarësisht deklaratës së Presidentit të Egjipti Hosni Mubarak, turma e irrituar vazhdon të dyndet në sheshin “Tahrir”
Qindra mijëra protestues u mblodhën në shesh, pikë kyçe e protestave në Egjipt, në ditën e 11 të trazirave, të cilat shpërthyen më qëllim largimin e njeriut që mban postin e Presidentit prej 30 vitesh.
Korrespondentët e AL-Xhazirës theksojnë se gjithandej shtrihet një oqean njerëzish, të cilët theksojnë se do të marshojnë në stacionin kryesorë të trenit në Kajro, dhe do ta bllokojnë atë derisa Mubaraku të japë dorëheqjen.
Në anën tjetër rreth 200 mbështetës të Mubarakut u mblodhën në urën “6 Tetori”, afër sheshit dhe rreth 200 të tjerë poshtë urës
Protesta e sotme masive filloi menjëherë pas faljes së xhumasë.
a.y/NOA