English

Samsung i9003 Galaxy SL, shumë shpejt në tregun evropian

SHBA, 4 Shkurt NOA - Na ndan shumë pak kohë nga mbërritja në tregun evropian të smartphon-it të ri Samsung GT-i9003 Galaxy SL, një version i rishikuar, në disa aspekte të cilësisë, të Samsug Galaxy GT-i9000 S. Dallimi kryesor në këtë smartphone të ri është me sistem operativ Android 2.2, është teknologjia Super Clear LCD në ekranin e tij, i konsideruar nga shumë, si hap më poshtë në krahasim me ekranin Super AMOLED të Galaxy S. Porsa i përket madhësisë së ekranit ai ka mbetur 4,0 inç dhe në formatin WVGA. Samsung i ri Galaxy SL është gjithashtu një inç më i trashë dhe12 gramë më i rëndë. Ky telefon do të mbështetet në një kamerë 5,0 megapixel dhe do të ketë karakteristika të tjera lehtësuese që do të ndihmojnë në përdorimin e tij.

r.b/NOA

KOMENTE