English

Shoqata Bregdeti: Të bëhet transparencë, prona të shkojë te trashëgimtari ligjor

Tiranë, 4 shkurt 2011, NOA- Në një mbledhje të thirrur nga Shoqata Bregdeti dhe Komuniteti Himariot, ditën e sotme u kërkua që regjistrimi i pronave dhe tokave në bregdet, të bëhet me parimin “Prona tek trashëgimtari ligjor”.

Gjatë mbledhjes ata kërkuan që OSBE, firma spanjolle dhe nën kontraktorët shqiptar, të kenë trasparencë në kthimin e pronave banorëve bregdetas.

Dy shoqatat më të rëndësishme në bregdetin Jonian, Shoqata Bregdeti dhe

Komuniteti Himariot, u mblodhën në Tiranë dhe sipas raportimit të anëtarëve të dy shoqatave në terren, projekti, i cili duhet të fillonte që nga 15 janari i këtij viti, po zvarritet dhe mund të degradojë.

Ky degradim sipas tyre do të vijë nëse autoriteti i OSBE dhe kompania spanjolle “Tarrace” që menaxhon projektin, nuk zbaton praktikën e kërkuar nga banorët dhe pushteti autonom në zonën Himarë, Lukovë, Xarë, Ksamil, që prona të shkojë tek trashëgimtarët ligjorë.

a.y/NOA

KOMENTE