English

Të hënën takimi i liderëve partiakë në Maqedoni

Shkup, 4 shkurt 2011, NOA- Partitë kryesore në vend të hënën do të zhvillojnë një takim liderësh të udhëhequr nga presidenti Gjorgje Ivanov.

Kabineti i presidentit Ivanov theksoi në takimin që do të mbahet në rezidencën presidenciale do të marrin pjesë përfaqësuesit e partive politike parlamentare si dhe kryeparlamentari Trajko Veljanovski.

Takimi sot u paralajmërua nga Ivanov gjatë nisjes së tij nga Uashingtoni ku qëndroi për vizitë treditore dhe mori pjesë në ceremoninë tradicionale “Mëngjesi i Lutjeve”.

Bojkoti i fundit i Parlamentit nga opozita, çështja e kontestit të emrit me Greqinë, 10 vjetori i Marrëveshjes së Ohrit, regjistrimi i popullsisë si dhe proceset euroatlantike janë çështjet që pritet të diskutohen në takimin e liderëve. Partitë politike pritet që gjatë fundjavës të konfirmojnë takimin me presidentin.

Jozyrtarisht takimi ka pasuar me kërkesën edhe të zëvendës-ndihmës sekretarit amerikan Tomas Kantrimen, i cili në takimin me presidentin Ivanov ka bërë thirrje për nxitjen e dialogut politik dhe rikthimin e debatit në nivel të institucioneve.

(INA)/NOA

KOMENTE