English

Vjedhja 150 mijë euro me karta bankare solli prangat ndaj grupit hajdut

Tiranë, 4 shkurt 2011, NOA- Katër persona u arrestuan nga policia në një operacion të koduar “Skimer 2”, pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me karta bankare të falsifikuara.

Një bashkëpunim mes Policisë së Qarkut Kukës, Durrës dhe Tiranë, ka vënë në pranga

Selatin Milaim Krasniqi, 36-vjeç, Ergyn Shena Sylejmani, 26-vjeç, Ilaim Isa Potoko, 28-vjeç, të tre lindur dhe banues në Prishtinë si dhe Agim Osman Sulo, 52-vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, biznesmen.

Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me karta bankare të falsifikuara, kanë kryer një numër të konsiderueshëm transaksionesh bankare në vlerë rreth 150 mijë euro, nëpërmjet terminaleve “POS” të vendosura në disa nga subjektet tregtare, kryesisht të zonës së plazhit të Durrësit, qendrave tregtare në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky grup, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer një sërë sulmesh të suksesshme me karta bankare të falsifikuara në bankomate të bankave të nivelit të dytë në Tiranë në muajt Shtator-Tetor.

Ndërkohë gjatë muajve Janar-Shkurt 2011, kanë kryer blerje të mallrave ushqimore, mallra industriale, furnizme me karburat të mjeteve me të cilat qarkullonin, në disa supermarkete, bare e restorante, hotele dhe pika karburanti nëpërmjet terminaleve “POS”, që ofronin këto shërbime.

Gjatë kësaj periudhe kanë kryer mbi 100 transaksione me vlerë rreth 150 mijë euro. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pajisje kompjuterike “Skimmer” që shërbejnë për klonimin e kartave, dhjetëra karta plastike me shirit magnetik në të cilat janë hedhur të dhëna të kartave bankare të vjedhura, një kompjuter “Lapotop” që ka shërbyer për programimin e këtyre të dhënave si dhe një automjet tip “Fuoristradë” etj.

a.y/NOA

KOMENTE