Vlorë, 4 shkurt, NOA – Update, - Edhe në demonstratën që po zhvillohet sot në Vlorë nuk është raportuar asnjë incident. Demonstruesit janë në gjysmën e intenerarit të tyre nga “Skela” për në Sheshin e Flamurit.
Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se situata është e qetë, përveç bllokimit të trafikut në rrugën kryesore. Në krye të protestuesve janë forca të policisë rrugore, që shmangin bllokimin e trafikut, ndërsa nuk ka prani të madhe të forcave të policisë së rendit.
Në krye të demonstruesve në Vlorë është deputeti Gramoz Ruçi dhe deputetët e tjerë të qarkut, si dhe Petro Koçi dhe përfaqësues të tjerë. Posteri i mbajtur nga demonstruesit në Vlorë shkruan “Zgjedhje të parakohshme”. Pankartat e tjera mbahen nga të rinjtë e forumit rinor të PS-së. Nisja e demonstruesve është bërë në zonën e “Skelës”.
a.k/NOA