English

Xhaferri: Turizmi në Shqipëri, boom në 2010-ën

Tiranë, 4 shkurt, NOA – Ndryshimi i madh i vendit, përmirësimi i dukshëm i infrastrukturës dhe promovimi i madh i Shqipërisë në botë nga agjencitë e ndryshme, ka bërë që ajo të shënojë një rritje të dukshme të numrit të turistëve që e kanë vizituar atë.

Një fakt të tillë, ministri i Kulturës dhe Turizmit, Ferdinand Xhaferri, e ka deklaruar sot gjatë një tryeze të përbashkët shqiptaro-gjermane për turizmin.

Sipas tij, vetëm vitin e kaluar është shënuar një shifër prej mbi 1 milionë vizitorësh të rinj për Shqipërinë, duke e cilësuar këtë si një arritje të lartë të sektorit të turizmit në vendin tonë.

“Turizmi është burim pozitiv i të ardhurave, - vazhdoi më tej ministri, - dhe ndër arsyet kryesore të kësaj rritjeje janë investimet masive drejt zonave turistike, deri në 1 miliard euro në infrastrukturë”. Duke shtuar më pas se qeveria është e angazhuar që ta promovojë edhe më tepër këtë sektor, duke premtuar cilësi në investime, në shërbime dhe në respektimin e ligjit.

n.e/NOA

KOMENTE