English

Berisha: 5 vitet e fundit, Shqipërinë e vizituan miliona qytetarë

Tiranë, 5 shkurt, NOA – Në një hark kohor 5-vjeçar, Shqipërinë e kanë vizituar miliona qytetarë të vendeve të ndryshme të botës, deri nga Australia, Zelanda e Re, Kina etj.

Kështu u shpreh kryeministri Berisha gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e qeverisë duke pohuar se kanë qenë pikërisht këta vizitorë që janë bërë promovuesit më të mirë të potencialit të jashtëzakonshëm turistik të Shqipërisë.

“Kanë qenë pikërisht ata që janë bërë promovuesit e deteve dhe liqeneve të këtij vendi, mikpritjes shqiptare, si një pritje unike, ushqimin dhe gatimin e shijshëm shqiptar etj”, shtoi ai.

Janë këta faktorë sipas tij, që kanë ndikuar në një rritje të treguesit të turizmit shqiptar, duke shtuar se trashëgimia kulturore është ndër më të pasurat ... (vijon)

n.e/NOA

KOMENTE