Tiranë, 5 shkurt 2011, NOA- Në vijim të fjalës së tij para Komisionit Hetimor, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shteti deklaroi se ishin 94 punonjës policie që u plagosën nga sulmet e demonstruesve.
Më tej ai th se rreth orës 16.45 u godit porta kryesore e Këshillit të Ministrave dhe në atë moment sipas tij, u zhvendosën forcat e Rendit dhe hyri në veprim Garda e Republikës dhe ndaj tyre sipas Burgaj për rreth 40 minuta është ushtruar dhunë.
Vetëm pas këtij momenti janë përfshirë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, pasi u përhap informacioni se do të përdoreshin armë zjarri.
Më tej Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit tha se, gjatë orës 18.30 Forcat e Rendit nisën shpërndarjen e demonstruesve dhe shoqërimin e eksponentëve të rrezikshëm drejt komisariateve të policisë.
Përdorimi i forcës nga ana e policisë është përdorur në nivelin minimal të forcës së tyre vetëm pas thirrjeve me megafon për qetësi dhe pas tentativës për ti shpërndarë ata me ujëhedhës.
Ai tha se garantoj gjithë qytetarët Shqiptar se Policia e Shtetit do vazhdoj ti kryejë me përpikmëri detyrat që i garanton ligji për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.
Më tej ai tha se të gjithë ata që do veprojnë në kundërshtim me ligjin do marrin përgjigjen e merituar.
Sipas tij ishin të paktën 350 persona të evidentuar në këtë demonstratë me precedentë penalë.
Vijon...
a.y/NOA