Tiranë, 5 shkurt 2011, NOA- (Update) Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, në vijim të fjalës së tij para Komisionit Hetimor për ngjarjet e 21 janarit deklaroi se, nuk ka patur asnjë lloj provokimi nga efektivët e policisë së shtetit.
Më tej Burgaj tha se ne kishim informacion se kjo protestë do të ishte ndryshe nga ato që ishin bërë deri më tani.
Në informacion sipas tij, citohej se nga Shkodra, Kopliku, Vlora, Fieri etj, do të kishte eksponentë të dhunshëm që do ti drejtoheshin rezidencës së Kryeministrit, Parlamentit, ministrive, por edhe selisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Ai tha më tej se, ju kërkoj ndjesë gjithë efektivëve të Policisë së Shtetit për durimin, sepse sipas tij në një vend demokratik garantuesit e rendit të tillë duhet të jenë.
a.y/NOA