Kajro, 5 shkurt, NOA – Egjipti ka vijuar edhe ditën e djeshme kundërshtimet kolektive ndaj presidentit Hosni Mubarak, në të ashtuquajturën “Dita e Largimit”, të cilën protestuesit e kishin përcaktuar si atë të ikjes nga pushteti të tij.
Por duket se kjo gjë nuk ka ndodhur, megjithëse turma të mëdha egjiptianësh u mblodhën në qendër të Kajros, duke shkaktuar një rrëmujë të vërtetë, si të gjitha ato që kanë përfshirë Egjiptin ditët e fundit.
Në Sheshin Tahrir, protestuesit kanë lëshuar sllogane, valëvitur flamuj dhe kanë kënduar këngë patriotike, teksa mijëra vetë të tjerë u bashkoheshin.
Ndërkaq, ushtarët të cilët ishin në gadishmëri duket se nuk kanë qëlluar mbi turmën, madje janë sjellë siç duhet me të.
Pikat e kontrollit të ushtrisë, deri në shesh, ishin të organizuara më mirë se sa kanë qënë ditët e fundit.
Atmosfera kanë qenë e qetë dhe megjithatë, Hosni Mubarak, nuk u largua edhe pas protestave të mëdha të ditës së djeshme.
n.e/NOA