English

Këshilli Kombëtar i PD, mbledhje për 8 majin

Tiranë, 5 shkurt 2011, NOA – Ndërkohë që zgjedhjet vendore të 8 majit janë tre muaj larg, dhe kur kandidatët për bashkitë e komunat ende nuk janë përzgjedhur publikisht, Partia Demokratike do të mbajë nesër mbledhjen e Këshillit Kombëtar të saj. Mbledhja është vendosur të zhvillohet në orën 11.00 dhe do të ketë si lajtmotiv përgatitjet e kësaj force politike për zgjedhjet e ardhshme lokale të 8 majit.

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së lajmërohet dy ditë pas mbërritjes në Tiranë të të dërguarit të posaçëm të BE-së, Drejtorit Ekzekutiv të Shërbimit të Jashtëm në BE, Miroslav Lajçak, i cili në takimet me krerët politikë ndër të tjera theksoi se situata politike duhet të kalohet duke nisur dialogun politik, me qëllim që të përgatitet vendi për zgjedhjet vendore të 8 majit.

Lajçak bëri thirrje se kusht për qetësimin e situatës është zbardhja e ngjarjeve të 21 janarit dhe vënia para ligjit e shkaktarëve të saj.

Kryeministri Sali Berisha disa ditë më parë theksoi se shumë shpejt do të nisin edhe takimet brenda koalicionit qeveritar për përzgjedhjen e kandidatëve të mazhorancës për bashkitë dhe komunat e vendit.

mit/NOA

KOMENTE