Romë, 5 Shkurt NOA - Vështirë se dikush mund të mendonte se ashensori është një vend i mirë për të kultivuar diçka dhe ndoshta pikërisht nga ky fakt një 18-vjeçar nga Roma zgjodhi pikërisht atë vend për plantacionin e tij të marihuanës. Megjithatë ky mashtrim nuk rezultoi i mjaftueshëm që të mos zbulohej. Aktualisht djaloshi i ri u arrestua me akuzën e kultivimit dhe shpërndarjes të drogës. G.D. faktikisht është kapur në flagrancë nga ana e policisë, pikërisht teksa po kujdesej për bimët e tij të marihuanës, të fshehura në pjesën e motorit të ashensorit. Për të zbuluar strofullin e tij, agjentët pritën deri sa i riu të futej fshehurazi që të kujdesej për bimët.
r.b/NOA