English

Mena, rikthehet ish-lolita e “American Beauty”

SHBA, 5 Shkurt NOA - Nga “American Beauty” kanë kaluar më shumë se dhjetë vjet dhe tashmë Mena Suva është bërë grua, por shpirti i saj i një “lolite” seksi ka mbetur sërish brenda saj. Kjo të paktën siç tregohet në fotot e Terry Richardson për “Max”. Me burrat ka pasur marrëdhënie të veçanta: burri i parë ishte dy herë më i madh se mosha e saj, ndërsa tani është martuar me një italian, i cili është shumë më i ri se ajo. Dhe në filma duhet thënë se nuk i refuzon aspak rolet lesbike. Mena aktualisht pohon se ka gjetur një rregull në jetën e saj: ushqehet me bio, nuk pi duhan dhe mbështet projekte humanitare.

r.b/NOA

KOMENTE