English

Meta-Mujezinoviç: Heqja e vizave përforcon aspiratat tona drejt BE

Tiranë, 5 shkurt 2011, NOA – Perspektiva europiane e Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës drejt Bashkimit Europian pas arritjes historike të liberalizimit të vizave përforcon aspiratat dhe ambiciet e dy popujve për t`iu bashkuar familjes evropiane. Këtë mendim e ndanë sot gjatë takimit në Tiranë mes Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta dhe Kryeministrit të Federatës së Bosnjë-Hercegovinës Mustafa Mujezinoviç dhe Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Bosnjë-Hercegovinën Valentin Incko, të cilët ndodhen për vizitë në Shqipëri në kuadër të koncertit në bashkëpunim me TKOB-in për kremtimin e vendimit të heqjes së vizave me BE-në.

Gjate takimit, kreu i LSI-së, konstatoi se bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve po thellohet më tej në të gjitha fushat, tashmë edhe falë prezencës së ambasadës shqiptare në Sarajevë.

Meta, ish-zëvendëskryeministër dhe Ministër i Ekonomisë, por më parë edhe i Punëve të Jashtme në qeverinë e koalicionit vlerësoi marrëdhëniet ekonomike mes Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës dhe shprehu bindjen e tij se komuniteti i biznesit të të dy vendeve do të intensifikojë bashkëpunimin në sektorët me interes të përbashkët sikurse janë energjetika, turizmi dhe bujqësia.

Nga ana e tij Kryeministri i Federatës së Bosnjë-Hercegovinës Mustafa Mujezinoviç duke e falenderuar zotin Meta për mikpritjen e ngrohtë shprehu angazhimin e tij për thelluar më tej bashkëpunimin në përmbushje të të gjitha sfidave të përbashkëta rajonale dhe evropiane.

mit/NOA

KOMENTE