English

Partia greke kundërshton bashkimin e Maqedonisë me Greqinë

E shtunë, 5 shkurt 2011, NOA- Partia greke LAOS e ka cilësuar si të dëmshëm bashkimin e Maqedonisë me Greqinë.

Kjo parti e cila njihet si ultra e djathtë kritikoi propozimin e fundit të Institutit për Marrëdhënie Ndërballkanike në Athinë për bashkimin e Maqedonisë dhe Greqisë.

Ajo kërkoi të ndërpres financimin e këtij instituti i cili siç thuhet rrezikon interesat shtetëror.

Nëpërmjet përfaqësuesit, Kirjakos Velopulos, LAOS kërkoi nga Qeveria dhe Ministria e Financave që të ndërpres financimin e këtij instituti, i cili ka përfituar fonde qeveritare gjatë pesë viteve të fundit.

Instituti për Marrëdhënie Ndërballkanike javën e kaluar propozoi bashkimin e Maqedonisë me Greqinë dhe formimin e dy parlamenteve në stilin e Duma-s ruse, por me funksionimin e një Parlamenti qendror që do të përbëhej nga Shkupi dhe njëri nga Greqia, por me një shtet të vetëm.

a.y/NOA

KOMENTE