E shtunë, 5 shkurt 2011, NOA- Këngëtari i njohur RickyMartin deklaron se tashmë po vuan nga pagjumësia si rrjedhojë e rrëmujës që shkaktojnë dy fëmijët e tij.
“Ata janë si një uragan i vogël në shtëpinë time. Në ora 7:00 të mëngjesit, gjithmonë ka festë. Nëna më ka thënë: “Ricky kurrë nuk do të flesh tani e tutje në jetën tënde, sepse tani ata janë foshnja dhe më vonë ata do të bëhen adoleshentë dhe nuk do të kthehen me kohë në shtëpi. Kështu, unë po mësohem me pa gjumësinë”, tha këngëtari.
39 vjeçari Martin, binjakët e të cilit Valentino dhe Matteo lindën në vitin 2008, ka sqaruar se gjithnjë ka festë kur në shtëpi janë binjakët dhe se ka pak gjumë.
Megjithatë pavarësisht këtij fakti, ai i ka cilësuar dy fëmijët si dhuratën më të bukur në jetë.
a.y/NOA