English

Serbët ngrihen në protestë për zgjedhje të parakohshme

Beograd, 5 shkurt 2011, NOA- Ditën e sotme Beogradi u përfshi nga një valë proteste e organizuar kundër qeverisë.

Partia Progresive Serbe me mbështetjen e disa forcave të tjera politike opozitare, mbushën sheshet e qytetit për të kërkuar zgjedhje të parakohshme.

Lideri i Partisë Progresiste, Tomisla Nikoliç i ka dhënë dy muaj afat qeverisjes për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme, në të kundërtën ai paralajmëroi demonstratë të vazhdueshme.

Qindra- mijëra njerëz u mblodhën para Parlamentit duke shprehur pakënaqësi kundër qeverisjes aktuale të udhëhequr nga Partia Demokrate e presidentit serb Boris Tadiç.

a.y/NOA

KOMENTE