English

Skema e re e qarkullimit në sheshin Skënderbej

Tiranë, 5 shkurt 2011, NOA – Për të evituar amullitë në qarkullimin e automjeteve në qendër të kryeqytetit, në sheshin Skënderbej ku po vijojnë punimet nëntokësore bashkia e Tiranës ka publikuar rishtas një skemë të re qarkullimi në këtë rrugë, ku i jepet prioritet transportit publik. Drejtori i Transportit dhe Lëvizshmërisë në Bashkinë e Tiranës Enton Punavija ka bërë publike skemën e re duke u bërë thirrje qytetarëve të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Drejtori Punavija bëri me dije se skema e re e qarkullimit i jep më shumë frymëmarrje transportit në Tiranë.

Sipas kësaj skeme të re të qarkullimit në sheshin Skënderbej, Punavija bëri apel që automjetet të qarkullojnë në rrugën “Abdi Toptani” duke lënë të hapur kështu rrugën e Dibrës.

Kjo skemë e re tha Drejtori i Transportit në Bashkinë e Tiranës u krijua për të shmangur trafikun në sheshin Skënderbej deri në përmbylljen e punimeve nëntokësore.

mit/NOA

KOMENTE