English

Të arrestuarit e 21 Janarit, vizitohen nga Komiteti i Torturës

Tiranë, 5 shkurt, NOA – Komiteti Kundër Torturës i Këshillit të Evropës, ka dërguar në Tiranë një delegacion të posaçëm me misionin e vizitës së demonstruesve të arrestuar gjatë protestave të 21 Janarit.

Kjo ëhstë mundësuar pasi Shqipëria ka nënshkruar Konventën Kundër Torturave dhe në këtë mënyrë, ajo i jep të drejtën këtij organizmi që të ushtrojë kontrollet e saj ndaj të burgosurve.

Deri tani, mësohet se anëtarët e tij kanë vizituar komisariatet e policisë dhe burgjet ku po qëndrojnë të ndaluar të arrestuarit e 21 Janarit.

Ata janë marrë në pyetje për respektimin e kushteve nga efektivat blu ndaj tyre si edhe mbajtjen në rregull në kushtet e burgut, nëse kanë patur apo jo probleme.

n.e/NOA

KOMENTE