E shtunë, 5 shkurt 2011, NOA- Fernando Torres deklaron se nuk do të festojë nëse shënon ndaj ish-klubit të tij Liverpoolit, në debutimin e tij në Stamford Bridge të dielën.
I sapoardhuri te Chelsea shprehet se, “Unë kam kaluar tri sezone fantastike te Liverpool dhe kurrë nuk do të them asgjë të keqe. Unë kuptoj hidhërimin e tyre, ata nuk e kuptojnë vendimin tim, por jam i sigurt se pas disa ditësh, apo javësh, ndoshta nuk do të flas për arsyet, por për të ardhmen, dhe kjo falë tyre, i falënderoj shumë”.
Më tej Torres tha se, “Së pari unë duhet të luaj, e më pas të shënoj, kështu që disa gjëra mund të ndodhin, por kam respekt të madh për tifozët e Liverpoolit, dhe nuk mendoj se do ta festoj golin”.
Ai e ka cilësuar si të çuditshëm debutimin e tij kundër Liverpool, pasi ka thënë se vetëm një javë më parë ai është stërvitur së bashku me ta.
a.y/NOA