English

Tunizia, në prag të heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme

Tuniz, 5 shkurt, NOA – Qeveria e përkohshme tuniziane, e cila u krijua pas trazirave në këtë vend, ka njoftuar për dhënien fund të gjendjes së jashtëzakonshme.

Një gjë e tillë ndodhi pas plot tre jajave të vështira për shtetin afrikan të Tunizisë, ku njerëzit dolën në shesh për të protestuar kundër qeverisë së presidentit Ben Ali, i cili e drejtonte këtë vend prej më shumë se 35 vitesh.

Lajmin për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme e ka komunikuar vetë ministri tunizian i Turizmit, Mehdi Houas.

Sipas tij, është e vërtetë se ajo që ndodhi në Tunizi ka për t’i kushtuar vendit, porse ai do ta marrë sërish veten në aspektin turistik.

n.e/NOA

KOMENTE