English

Berisha: Zgjedhjet më të mira, në 8 maj

Tiranë, 6 shkurt, NOA – Kryeministri Sali Berisha tha sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së se në 8 maj PD-ja do të organizojë zgjedhjet më të mira, pasi kjo parti është simboli i zgjedhjeve të lira

Ai tha se do të zhvillohen “zgjedhjet më të lira, me të mira, më të ndershme që ka njohur vendi në historinë e tij. Ne shkojmë në këto zgjedhje me vendimin e palëkundur që shqiptarët të votojnë si gjithë qytetarët e Europës. PD për Shqipërinë dhe shqiptarët është sinonimi i votës së lirës”, tha ai.

Në mbledhjen e Këshillit Kombatar Berisha shpalli zyrtarisht nisjen e përgatitjeve për fushatën elektorale. “Përshëndes gjithë natërët aktivistët simpatizantët e PD në këtë mbledhje të këshillit kombëtar e cila është thirrur për të nisur përgatitjet serioze për zgjedhjet lokale të 8 majit në gjithë Shqipërinë”, tha Berisha.

a.k/NOA

KOMENTE