English

Çmimet e karburanteve, 150 milionë euro dëm biznesit

Tiranë, 6 shkurt, NOA – Rritja e çmimit të karburanteve në vend mund të sjellë kosto të mëdha për bizneset, ndërkohë që do të frenojë dhe rritjen ekonomike.

Ky është apeli që ka bërë sot Administratori i Përgjithshëm i Konfindustria, Gjergj Buxhuku, i cili ka kërkuar marrjen e masave për këtë çështje.

Sipas tij dëmi i shkaktuar për biznesin mund të jetë 150 milionë euro. “Të marra në tërësi, pasojat e ardhura nga mungesa e rregullimit të tregut të karburanteve shkaktojnë rritje kostosh krejtësisht të paarsyeshme për biznesin, qytetarët dhe ekonominë kombëtare në tërësi në shifra, që tejkalojnë 150 milionë euro/vit”, tha sot Buxhuku në një deklaratë për mediat”.

Ai ka theksua se rritja pezullon dhe pritshmërinë për ekonominë në vend. “Konfindustria paraqet shqetësimin, se rritja e shpejtë e çmimit të karburanteve rrezikon seriozisht pritshmëritë e parashikuara në buxhetin e shtetit në vitin 2011 për rritje ekonomike prej 5.5% të PPB. Industritë vendore të prodhimit dhe shërbimeve në kushtet e mësipërme parashikohen të jenë sektorët më të prekur të ekonomisë kombëtare”, tha Buxhku.

Në emër të Konfindustria i vlerëson se një nga shkaqet kryesore është rënia e aftësisë konkurruese të ekonomisë prodhuese të vendit krahësimisht konkurrentëve tanë tregtare në rajon dhe më gjerë si pasojë e ndikimit të mungesës së plotë të kontrollit të tregut të karburanteve jo vetëm në “çmim”, por mbi të gjitha në “cilësine” e karburanteve.

“Konfindustria, në mënyrë të përsëritur ka kërkuar pranë Qeverisë së Shqipërisë dhe vendimmarrjes politike në tërësi, të ndërhyjnë për të permiresuar sa me shpejt funksionimin e tregut strategjik të karburanteve. Propozimi i arsyetuar i Konfindustrisë është, që sa më shpejt të krijohet dhe të filloj të funksionoj Enti Rregullator i Karburanteve me synimin për të rregulluar dhe kontrolluar -çmimin, -cilësinë dhe -liçensimin e operatorëve tregtare të fushës. Enti Rregullator i Karburanteve është i pranishem edhe në vende fqinj me Shqipërinë, që qartësisht janë konkurrente në çmim dhe mbi të gjitha në cilësinë e karburanteve krahësimisht me vendin tonë”, tha Buxhku.

Ai ka kërkuar rregullimin e tregut të karburanteve nëpërmjet krijimit të Entit Rregullator është në interesin e drejtpërdrejtë edhe të subjekteve të ndershme tregtare të fushës, që respektojnë ligjin dhe standardet në fuqi.

a.k/NOA

KOMENTE