Tiranë, 6 Shkurt 2011 NOA/ Ervin Tirana – Familja e kryesocialistit Edi Rama është rishfaqur sot pas një kohe të gjatë pasi ata janë gjendur për ngushëllime në familjen e Hekuran Dedës, një prej katër të vdekurve të demonstratës së dhunshme të opozitës më 21 janar.
Edi Rama, siç shihni edhe në fotot, i shoqëruar nga e shoqja e tij, Linda dhe e ëma e tij Aneta, ishin mesditën e sotme në familjen Deda në Laknas pranë kryeqytetit, për ngushëllimet e rastit.
Kryetari i PS, Edi Rama duke vizituar familjen Deda ku ka shprehur ngushëllimet për humbjen e djalit të tyre, Hekuran Dedës, pohoi se 32 vjeçari ishte baba i dy fëmijëve, emigrant i kthyer para dy muajsh për shkak te papunësisë në vendin fqinjë dhe ende i papunë këtu.
Hekurani, tha z.Rama, humbi jetën si pasoje e një plumbi vrastar të marrë ne kokë, në një kohë që ndodhej larg godinës së kryeministrisë, në podin e mediave së bashku me shumë gazetarë.
Sikundër ka thënë z.Rama, “ai plumb nga Garda e Republikës ka qene fatal për jetën e Hekuran Dedës”.
Në një komunikim për mediat, zyra e shtypit të PS tha se pas vizitës në Laknas, “kryetari i opozitës ka shkuar drejt Rinasit për të marrë pjesë në homazhet e viktimës së katërt të vrarë nga ky pushtet kusarësh e matrapazësh, Aleks Nikaj”.
e.t/e.r/NOA
[media id=84 width=620 height=440]