Turqi, 6 Shkurt, NOA- "Për një muaj rresht gatuante vetëm dhe gjithmonë makarona. Tashmë ajo ishte bërë padurueshme dhe kështu e vrava”. Me këtë pohim të çuditshëm një burrë i moshës 53 vjeç u arrestua nga policia në Trabzon, në rajonin verilindor të Turqisë.
Gruaja është gjendur e vrarë me një çekiç. Sipas mediave turke trupi i gruas, ishte zbuluar nga fqinjët që kishin dhënë menjëherë alarmin.
Menjëherë pas vrasjes, 53 vjeç ishte arratisur. Por një arrati që nuk zgjati shumë. Dy orë pas vrasjes, ai është ndalur. Sipas policisë burri nuk ka treguar shenja pendimi. Gjatë marrjes në pyetje ai ka shpjeguar arsyet e vrasjes: "Nuk ishte më e interesuar për mua, ishte e padurueshme. Për një muaj ka gatuar vetëm makarona”.
a.e./NOA