Prishtinë, 6 shkurt 2011, NOA- Eksponenët të lartë të KFOR-it në Kosovë hedhin dyshime për kontrabandë në veri.
Këto dyshime vijnë nga komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler, i cili është shprehur se, janë mbledhur shumë informata për grupet e dhunshme në veri.
“Hetimet dhe arrestimet janë në rend të parë detyrë e policisë dhe e EULEX-it, të cilët në si KFOR natyrisht se i mbështetim. KFOR-i i ofron përkrahje edhe me informata, ndër të tjera edhe mbi vepra penale”, ka thënë Buhler, në një intervistë për të përditshmen “Zëri”.
Lidhur me dokumentet sekrete të KFOR-it të publikuara në mediat botërore, që flasin për figura të larta politike të Kosovës, ku akuzohen se janë të përfshirë në krime apo lidhje me nëntokën, Buhler ka thënë se këto shkrime janë mbështetur në dokumente që me vite të tëra ka qenë e mundshme të gjenden në internet
“Unë dua i qetë ta pres rezultatin e hetimeve para se KFOR-i të marr një qëndrim publik rreth kësaj”, u shpreh Buhler lidhur me këtë çështje.
a.y/NOA